Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
dhiple

Embëlsira ( Dhiple ) ( Receta gatimi nga Engjellushe Tusha )

Embëlsira (Dhiple). Embëlsira (Dhiple) kështu quhen ( ose gjejini një emër tjetër se kush lexon/dëgjon pse quhen kështu dhe pse ashtu “please” ju lutem ! ) / Engjellushe Tusha. Kjo është një nga 300 + recetat e gatimit për embëlsira dërguar në Kuzhina Ime.

Embëlsira ( Dhiple )

7720 shikime
dhiple

Përbërësit

500 gr miell
300 gram gjalp (gjalpin e shkrijmë)
arra sipas dëshirës
1.5 kg sheqer
2 feta limon ose pak lëng limoni

Përgatitja

1
Përgatisim brumin (si brum byreku). Hedhim miellin në një tas, pak kripë ,e zemë me ujë të vakët. Pasi e zemë brumin e vendosim në furrë, e ngrohim furrën 5 minuta në mënyrë që brumin të rri i ngrohtë. E lemë për një orë ose më shumë.
2
Përgatisim shërbetin: Në tenxhere hedhim sheqerin 1.5 kg sheqer dhe 2.5 kg ujë, i hedhim edhe dy feta limon ose pak lëng limoni që mos ngrijë sheqeri. E lemë të ziej sa të filloj të trashet pak
3
Hapim petët (si në foto). I hedhim gjalpin dhe e mbledhim petën (më qart duket në foto) kështu vazhdojmë me rradhë. Pasi i kemi mbaruar i fusim në furrë, i pjekim me 180 gradë.
4
Kur i nxjerrim nga furra i lemë të ftohen pak, hedhim arrat (arrat mund ti vendosni edhe në petët) Në qoftë se tepsia është e thellë mund të ja hedhim shërbetin në tepsi, në qoftë se jo vendosim në një tenxhere me kujdes dhe ju hedhim shërbetin e nxehtë dhe i mbulojmë deri sa të zbuten

Receta e gatimit për dhiple është dërguar nga Engjellushe Tusha 13 mars 2018. Foto © Engjellushe Tusha

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Engjellushe Tusha klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu 

Engjëllushe Tusha ka dërguar në KuzhinaIme.al 9 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Engjëllushe Tusha.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: