Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tavë peshku me perime ( Receta gatimi nga Engjëllushe Tusha )
Tavë peshku me perime. Receta e gatimit është dërguar nga Engjëllushe Tusha 13 shkurt 2016. Foto © Engjëllushe Tusha.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Engjellushe Tusha klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me peshk klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tavë peshku me perime duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Dy peshq,
Dy kokrra patate
Dy kokrra qepë të kuqe
Katër karrota
Katër degë selino
Një gjysëm gote verë e bardhë
Një gjysëm kile domate të vogla (cherry tomatoes)
Tre thelpinj hudhre,
Ereza trumzë
Tre lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja
1
Vendosim peshqit në tavë,
Marim tiganin hedhim tre lugë vaj ulliri, hedhim hudhrat, i lemë për 20 sekonda, hedhim qepët, e lemë një minutë duke i trazuar, hedhim karrotat, selinon, patatet,
Marim tiganin hedhim tre lugë vaj ulliri, hedhim hudhrat, i lemë për 20 sekonda, hedhim qepët, e lemë një minutë duke i trazuar, hedhim karrotat, selinon, patatet,
2
i lemë 5 minuta pastaj hedhim domatet e grira, hedhim edhe verën, hedhim edhe erzat.
3
Nga ana tjeter vemë tenxheren me dy gota uji dhe hedhim tre kuba supë peshku, e lemë 10 minuta pastaj e hedhim te perimet dhe i lemë 5 minuta me temperaturë mesatare.
4
I marim, i hedhim te tava ku kemi vendosur peshqit, u vendosim nga dy feta limoni secilit, i mbyllim me letër alumini dhe i fusim në furrë për një orë me 180 gradë, pastaj e heqim letrën, i lemë edhe 30 minuta (deri sa të skuqen), serviret me verë të bardhë