Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Reçel me lëkura limoni ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Reçel me lëkura limoni. Receta e gatimit për reçel me lëkura limoni është dërguar nga Ervina Saliu 12 gusht 2013. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për reçel klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim reçel me lëkura limoni duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg lëkura limoni ( limona me lëkurë të trashë )
1 kg sheqer
2 gota ujë
lëngun e gjysëm limoni
Përgatitja
1
Grijmë lehtë lëkurat e limonave, më pas i presim në feta, i vemë në tenxere me ujë që të ziejn. Nga momenti që marin valë i lemë për 5 minuta.
2
E përsërisim edhe një herë këtë gjë, më pas bashkojmë cepat e lëkurave (si shikohet në foto), i vemë nga një kunjë dhëmbësh.
3
Kur i kemi mbaruar të gjitha i fusim në një tas me ujë dhe i lemë tërë natën. Në mëngjes vemë ujin dhe sheqerin të ziejn për 10 minuta. Shtojmë lëkurat e limonit si janë me kunja dhëmbësh. I ziejm për 10 minuta.
4
I heqim, i lemë të ftohen mirë, më pas i vemë sërisht të ziejn gjer sa shërbeti të trashet. Pesë minuta para se ta heqim i shtojmë edhe lëngun e limonit. Ju bëftë mirë