Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Petulla ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Përbërësit
500 gr miell
1 lugë embelsire maja
ujë dhe kripë
Përgatitja
1
Në një tas hodha 500 gr miell dhe 1 lugë embelsire maja.
2
Në një tenxhere të vogël hodha ujë dhe kripë dhe i ngroha pak dhe shtojmë te mielli ujë pak nga pak gjer sa të bëhet një masë as e trashë shumë por as e hollë.
3
E mbulojmë dhe e lemë në vend të ngrohtë për 1 orë. Më pas i japim formën me ndihmën e lugës dhe i skuqim në vaj të bollshëm. ( Mua s’më mpin vaj fare u bënë shumë të mira )
4
I shoqërojmë me mjaltë dhe ju bëftë mirë
Receta e gatimit për petulla me 3 përbërës është dërguar nga Ervina Saliu 28 shkurt 2016. Foto © Ervina Saliu.