Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Japrak me lakër ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Japrak me lakër. Receta e gatimit për japrak me lakër është dërguar nga Ervina Saliu 29 janar 2016. Fotot © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për japrak klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim japrak me lakër duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Për 1 lakër duhen:
200 gr mish të grirë
100 gr oriz
2 kunguj të grirë
2 qepë të njoma
1 domate të grirë
2 lugë vaj
piper, kripë dhe erza sipas dëshirës
Përgatitja
1
I japim një valë lakrës si është. E lemë të ftohet dhe hapim gjethet. Nëse janë shumë të mëdha i presim në 2 copa.
2
Përziejm pëbërësit e mbushjes dhe fillojmë mbushim gjethet (si veprojmë me japrakët e rrushit) kur ti mbarojmë i shtrojmë në tenxhere, nga lart I hedhim kripë, 1 filxhan kafeje me vaj dhe i mbulojmë me ujë.
3
Nga lart i vendos një pjatë mos të hapen. I ziejm rreth 40 minuta.
4
Në një tas rrahim të bardhën e një veze sa të ndryshojë pak ngjyrë më pas shtojmë të kuqen, lëngun e dy limonave dhe 1 lugë kafeje me niseshte, i përziejm mirë dhe i hedhim një garuzhde nga lëngu i nxehtë i japrakëve duke e përzier shumë shpejt.
5
Më pas hedhim lëngun në tenxhere duke tundur vazhdimisht për 5 minuta. Ju bëftë mirë