Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
shqeto permeti

Shqeto Përmeti ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Sheet Përmeti është një gjellë karakteristike Përmetare që përgatitet me mish qingji ose keci. Kjo është një nga 30 + recetat e gatimit tradicionale Përmetare dërguar në Kuzhina Ime.

Shqeto Përmeti

17043 shikime
shqeto permeti

Përbërësit

400 gr mish qengji ose keci
200 ml qumësht
2 të verdha veze
30 gr gjalp
2 lugë gjelle miell
1 tufë mandjanoz
limon (ose limontos)
kripë
piper

Përgatitja

1
Kaurdisim mishin me pak gjalp e vaj, i hedhim kripë e ujë dhe e lemë të ziej deri sa të jetë gati.
2
E kullojmë lëngun dhe e hedhim në tenxhere bashkë me mishin. Ne një tigan hedhim pak gjalp dhe miellin e kaurdisim shumë pak, jo të verdhet, e heqim nga zjarri dhe e tresim me qumështin në një tas, këtë e hedhim në një tenxhere dhe e lemë në zjarr të ngadalët.
3
Në një tas marim të verdhat e vezëve, u hedhim limon ose limontos, i rrahim duke i hedhur nga lëngu i mishit në mënyrë që ëe mos na pritet veza, e hedhim në tenxhere dhe e lemë në zjarr sa të kthej valë dhe e heqim.
4
Grijmë mandjanozin, e hedhim në tenxhere dhe mbi të i hedhim gjalpin e mbetur.

Receta e gatimit për shqeto përmeti është dërguar nga Natasha Velia 13 janar 2018. Foto © Natasha Velia.

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Natasha Velia klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për supë klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Natasha Velia ka dërguar në KuzhinaIme.al 40 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj, kryesisht gatime tradicionale Përmetare. Natasha ka edhe restorantin e saj në Përmet. "Restorant Velia". Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Natasha Velia.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: