Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Supe me qofte

Supë me qofte ( Receta gatimi nga Saimira )

Supë me qofte. Receta e gatimit për supë me qofte është dërguar nga Saimira 26 tetor 2014. Foto © Saimira

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për supë klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim supë me qofte duke ndjekur udhëzimet në vijim

5766 shikime

Supe me qofte

Përbërësit

1 kokërr qepë të madhe

500 gr mish të grirë (viçi)

2 apo 3 feta buke të qullur dhe të shtrydhur mirë

2 lugë gjelle me miell

2 lugë gjelle gjalp të pa shkrirë

rigon, dafinë, piper të zi, kripë

1 kokërr limon

Përgatitja

1

Në një tenxhere nxehim 1 litër e gjysëm ujë.

2

Në një tenxhere vendosim 1 lugë gjalp, gjysmën e qepës të grirë imët. Sapo të fillojë të skuqet shtojmë miellin duke e trazuar me nxitim mos na bëhet me topza melli, e heqim nga zjarri, shtojmë pak nga pak ujin e nxehtë duke trazuar.

3

Marim mishin e grirë, i shtojmë kripën, rigonin piperin, bukën e thërrmuar, gjysmën e qepës të grirë imët, e punojmë mirë e mirë me duar, më pas me anë të duarve bëjmë toptha të vegjlël.

4

Vendosim tenxheren që përgatitëm lëngun në zjarr, shtojmë topthat që përgatitëm një nga një, pak kripë, limonin, një fletë dafine. Vazhdojmë e ziejm rreth 15 – 20 minuta. Në një tigan të vogël skuqim një lugë gjalp, shtojmë piper të kuq, sapo të shërbejmë supën hedhim nga sipër gjalpin

Saimira ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi, kryesisht me fotot origjinale të gatimeve të saj, por edhe disa me foto të huazuara. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: