Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
byrek me spinaq

Byrek me spinaq ( Receta gatimi nga Saimira )

Byrek me spinaq. Receta e gatimit për byrek me spinaq është dërguar nga Saimira 3 janar 2014. Foto © Saimira

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim byrek me spinaq duke ndjekur udhëzimet në vijim

4664 shikime

byrek me spinaq

Përbërësit

1 kg spinaq

1 qepë

4 qepë të freskëta

2 lugë me koper të grirë hollë

300 gr djathë të bardhë

3-4 vezë

gjysëm gote uji me vaj

1 filxhan kafeje me qumësht

susam për të sperkatur siper.

Petë: 1 pako te blera ose 12 te pergatitura vete.

Përgatitja

1

Vendosim spinaqin në ujë të valuar sa të zbutet, e kullojmë dhe e lemë mënjanë. Në tenxhere shtojmë qepët me vaj, i skuqim sa të zbuten, shtojmë koper shtojme dhe spinaqin, kripë, pak piper.

2

E zbresim nga zjarri dhe e lemë të ftohet, shtojmë djathin e thërmuar dhe tre vezët e rrahura me piru, trazojmë mirë.

3

Lyejm tepsinë me vaj, shtrojmë 6 petë poshtë një nga një duke i lyer me vaj, shtojmë mbushjen dhe petët të lyera me vaj një nga një.

4

Hedhim vaj sipër dhe susamin. Lemë 10 minuta byrekun të forcohet që ta presim më lehtë, e presim në mënyrën që duam dhe pjekim në 180 gradë c për 30 minuta.

Saimira ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi, kryesisht me fotot origjinale të gatimeve të saj, por edhe disa me foto të huazuara. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: