Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
makarona ne tave me mish vici

Makarona në tavë me mish viçi ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )

Makarona në tavë me mish viçi. Receta e gatimit për makarona në tavë me mish viçi është dërguar nga Bukurie Nexhipi 1 shkurt 2014. Foto © Bukurie Nexhipi

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim makarona në tavë me mish viç duke ndjekur udhëzimet në vijim

634 shikime

makarona ne tave me mish vici

Përbërësit

Mish viçi sa të keni dëshirë

6 salçiçe viçi

300 gr makarona të vogla

1 e 1/2 qepe

1 spec i kuq

4 kokra domate të kuqe

1/2 lugë salcë

pak rrënjë selino

1 karrotë

pak vaj ulliri

kripë, piper

pak borzilok të thatë

Përgatitja

1

Mishin e presim në copa të vogla dhe e vendosim për të zier, i hedhim kripë, piper, karrotën të prerë në copa të vogla, pak rrënjë selino dhe gjysëm qepe jo të grirë. I hedhim 1 litër ujë.

2

Ndërkohë qepën e grirë hollë e skuqim me pak vaj ulliri, sa fillon të zverdhet hedhim salçiçet të prera në mes dhe specin në copa të vogla, më pas në salcën hedhim domatet të grira shumë hollë, i hedhim një gotë me ujë dhe e lemë në zjarr të ulët gjersa masa të mbetet në yndyrë. Pasi ka mbaruar i hedhim erzat.

3

Makaronat i hedhim në tavë, mbi to hedhim salcën, hedhim mishin dhe lëngun e mbetur nga mishi ( qepën e heqim nga lëngu ) e i hedhim edhe 1 gotë ujë dhe e vendosim në 200 gradë C rreth 20 minuta. Gjella duhet të mbetet me pak lëng dhe nëse duhet ujë përsëri mund ti hidhni të ngrohtë. Ju bëftë mirë

Bukurie Nexhipi ka dërguar në KuzhinaIme.al 69 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
Këtë e pëlqejnë %d blogues: