Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Lulelakër e mbuluar me mish të grirë ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Lulelakër e mbuluar me mish të grirë. Receta e gatimit për lulelakër të mbuluar me mish të grirë është dërguar nga Bukurie Nexhipi 10 maj 2014. Foto © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me lulelakër klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim lulelakër të mbuluar me mish të grirë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 lulelakër mesatare
500 gr mish të grirë
1 qepë
1 vezë
2 thelpi hudhër
4 lugë gjelle galetë ( bukë e thërmuar )
Menderz
Majdanoz
Kripë, piper
Pak vaj ulliri
50 gr djath Parmesan
20 kokra patate të vogla ose 3-4 të mëdha
2 karrota
Rigon
Pak gjalp
1 gotë ujë
( Sipas dëshirës feta të holla proshute )
Përgatitja
1
Vendosim lulelakrën të ziej përgjysëm 10-15 minuta.
2
Ndërkohë në një enë hedhim mishin, qepën e grirë hollë në mikser, hudhrat, vezë, majdanoz, menderz, kripë, piper, vaj ulliri, parmesan dhe bukën e thërmuar.
3
Përgatisim një brumë si të qofteve.
4
Pasi lulelakra është gati e lemë të ftohet, e vendosim më pas në tavë dhe e mbulojmë me mishin ( sipër i vendosim fetat të holla proshute sipas dëshirës ) patate dhe karrota, i vendosim në një ene ku hedhim kripë, piper, rigon, i trazojmë dhe i vendosim rreth lulelakrës, i hedhim gjalpin dhe një gotë ujë. E vendosim në furrë për 1 orë në 150 gradë C. Ju bëftë mirë