Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Kek me krem djathi ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Kek me krem djathi. Receta e gatimit për kek me krem djathi është dërguar nga Bukurie Nexhipi 31 tetor 2015, Foto © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kek me krem djathi duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
2 gota miell
1 gotë sheqer
4 vezë
200 gr gjalp
1 pluhur për pjekje ( Baking powder )
1 karrotë
1 lugë kafeje me kanellë
fruta të thata dhe fara të ndryshme sipas dëshirës
Për kremin
1 Philadelphia
2 lugë gjelle mjaltë
1 bustinë vanilje
2-3 lugë gjalp
Përgatitja
1
Vezët, gjalpin dhe sheqerin e trazojmë deri sa të bëhen një mase e sheqeri të ketë shkrirë. Shtojmë frutat e thata, kanellën dhe karrotën qe e grijmë në rende. Miellin e përziejm me sodën dhe pak kripë, e shtojmë edhe këtë te masa e vezëve, e përziejm mirë dhe e pjekim në 180 gradë C për 35-40 minuta.
2
Djathin Philadelphia e përziejm me mjaltin vanilje dhe 2-3 lugë gjalp. E vendosim në frigorifer deri sa keku të jetë gati. Kur keku të jetë ftohur i hedhim masën e kremit sipër dhe fruta të thata. Ju bëftë mirë