Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Supë gulash ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Supë gulash. Receta e gatimit për supë gulash është dërguar nga Bukurie Nexhipi 7 shkurt 2016. Fotot © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për supë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim supë gulash duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
500-600 gr mish lope për gulash
2 speca 1 e kuqe 1 jeshile
3-4 qepë
3 patate
1 Lugë kafeje me piper të kuq djegës
1 lugë Kafeje me piper të kuq të ëmbël
1 lugë kafeje me majoran
1 Lugë kafeje me qimon ( lloj erze )
Kripë piper
Vaj ulliri
1 gotë verë të kuqe
4-5 domate të kuqe ose ( gjysëm kutie domate konserv )
3-4 thelpi hudhër
Përgatitja
1
Mishin e presim në copa shumë të vogla ( Sa 1 kokërr lajthi )
2
Në një enë hedhim vaj ulliri dhe kaurdisim mishin, më pas shtojmë qepën e prerë në kubik, e lemë deri sa masa të bjeri gati 10-15 minuta
3
Shtojmë specat e prera në kubik, i lemë përsëri gati 1O minuta. Shtojmë hudhrën, domatet dhe të gjitha erzat e tjera, qimon, majorani, kripë, piper, piper të kuq.
4
I kaurdisim sa të mbetet masa e thatë në yndyrën e saj, shtojmë 1 gotë vere të kuqe ( për gatim ) E mbyllim me kapak sa të avulloj vera.
5
Më pas shtojmë ujë të ngrohtë, e lemë të ziej në zjarr të ulët për 1 orë e 30 minuta duke shtuar ujë herë pas here.
6
Kontrollojmë mishin, duhet të jetë shumë i butë. Shtojmë patatet të prera në kubik dhe i lemë përseri 30 – 45 minuta, patatja duhet të ziej mirë dhe supa të trashet pak. Ka pak punë po tepër e shijshme.