Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Petanik me pulë ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Petanik me pulë. Receta e gatimit për petanik me pulë është dërguar nga Leonora Pane 24 shtator 2013. Foto © Leonora Pane
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim petanik me pulë duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
petë të pjekura
pulë
Përgatitja
1
Prejeni pulën në copa dhe vëreni të ziejë në një tenxhere me ujë dhe kripë, pasi të ketë zierë,
2
merni 2-3 copa nga mishi i pulës dhe coptojeni në copa të vogla dhe hidheni në lengun e pulës,
3
merni një tepsi të thellë, lyejeni me vaj pastaj veni një petë, spërkateni me lëngun e pulës duke hedhur edhe disa copa mishi të shpërndara në të gjithë petën dhe spërkateni pak me vaj,
4
nëse lengu i pulës nuk është shumë me yndyrë, po të ketë yndyrë nuk ka nevojë,
5
pastaj vini petën tjetër dhe spërkateni prapë dhe kështu me radhë deri sa të mbushet tepsia,
6
hidhini pak vaj petës të fundit dhe futeni në furrë për 25 minuta në temperaturë 220 gradë,
7
pasi të jetë pjekur spërkateni përseri me lëngun e pulës dhe mbulojeni me një tepsi tjetër për arsye që të zbutet. Ju bëftë mirë