Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Kimë me vezë ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Kimë me vezë, një gatim tradicional. Receta e gatimit për kimë me vezë është dërguar nga Leonora Pane 17 shkurt 2014. Foto © Leonora Pane.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për kimë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kimë me vezë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr mish i grirë,
5 qepë,
2 – 3 lugë salcë,
4 lugë vaj,
vezë,
pirer te zi dhe kripë,
Përgatitja
1
Në një tigan hidhni vajin dhe qepën e grirë imët dhe skuqeni në flakë mesatare duke e trazuar vazhdimisht,
2
kur qepa të jetë skuqur hidhni mishin dhe lëreni të skuqet deri sa të thahet uji që lëshon mishi,
3
pastaj shtoni salcën, kripën dhe piperin e zi, më pas hidhni 2 gota ujë dhe vëreni kapakun dhe lëreni të zjeje për 20 – 25 minuta,
4
pastaj hidheni nëpër tasat e baltës dhe sipër hidhini nga një vezë dhe futini në furrë në 220° deri sa veza te jetë bëre si në foto. Ju befte mirë