Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Byrek me presh e mish - Leonora Pane - KuzhinaIme.al

Byrek me presh e mish ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Byrek me presh e mish. Receta e gatimit për byrek me presh e mish është dërguar nga nga Leonora Pane 30 janar 2015. Foto © Leonora Pane.

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim byrek me presh e mish duke ndjekur udhëzimet në vijim

Byrek me presh e mish - Leonora Pane - KuzhinaIme.al

Byrek me presh e mish - Leonora Pane - KuzhinaIme.al

15159 shikime



Byrek me presh e mish - Leonora Pane - KuzhinaIme.al

Përbërësit

Përbërësit për brumin:

500 gr miell,

kripë,

ujë,

Përbërësit për gjellën:

1 kg presh,

400 gr mish viçi,

vaj,

kripë,

3 lugë supe me salcë domate,

piper të zi dhe niseshte për të hapur petët,

Përgatitja

1

Në një tas hidhni miellin, kripën dhe ujë deri sa të zihet brumi, punojeni mirë dhe më pas ndajeni në 12 kulaçka të vogla, mbulojini me një picetë dhe lërini deri sa të bëni gjellën,

2

në një tigan hidhni vajin dhe mishin të prerë në copa shumë të vogla dhe vëreni të skuqet në flakë mesatare,

3

pasi të jetë skuqur mishi shtoni preshin e grirë imët, kripën dhe trazojeni vazhdimisht deri sa të skuqet edhe preshi, më pas shtoni salcën,

4

e pasi t’a keni trazuar 2-3 herë hidhini 2 gota me ujë dhe lëreni të zjejë, kur të jetë tharë uji dhe preshi të ketë zier, hidhni piperin e zi, trazojeni e hiqeni nga zjarri, merni kulaçkat dhe hapini të gjitha në madhësinë e një pjate,

5

pastaj ndajini 6 vendosini sipër njëra tjetrës duke i lyer me vaj çdo petë, po jo petën e fundit, po ashtu edhe 6 të tjerat, pastaj merni njërën, hapeni në një petë të vetme në madhesinë e tepsisë dhe vendoseni në tepsi pasi t’a keni lyer me vaj, pastaj hapeni dhe petën e dytë dhe lëreni mënjanë,

6

hidhni gjellën në petën që vutë në tepsi, hapeni në të gjithë siperfaqen e petës dhe vendosni petën e dytë sipër, bashkoni anët e të dyja petëve dhe kthejini si në foto, hidhini vaj sipër byrekut dhe futeni të piqet në 220° për 25 minuta, kur byreku të jetë pjekur spërkateni pak me ujë të ftohtë dhe mbulojeni me picetë e lereni të zbutet. Ju bëftë mirë

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: