Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
plenc

Plënc viçi me perime. ( alla milanese ) ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

Plënc viçi me perime. (alla milanese ). Receta e gatimit për plënc viçi me perime është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 6 dhjetor 2015. Foto © Lulzime Gjyzeli

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me mish viçi klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim plënc viçi me perime duke ndjekur udhëzimet në vijim

1641 shikime
plenc

Përbërësit

1 kg plënc
2 kërcellë selino
2 karrota
2 qepë të bardha
1 patate
1 copë kock (mundësisht pjes gjuri )
Kripë
Piper i zi
Vaj, majdanoz
Panceta (mish i tymosur)
fasule të kuqe
1 gotë verë të kuqe
2 lugë me koncentrat domateje

Përgatitja

1
Qepa, selinoja dhe karrotat priten hollë dhe skuqen me vaj dhe pançetë, pasi të jenë zverdhur i hedhim plëncin dhe vazhdojmë ta skuqim. I hedhim 1 gotë verë të kuqe dhe e avullojm me zjarr të fortë, më pas i hedhim salcën me tubet (koneentrat ), i hedhim lëng të ngrohtë, pjesën e gjurit, pataten dhe fasulet e ziera përgjysëm.
2
Gjella gatuhet mirë me tenxhere balte dhe zjarr të ulët për rreth 1. 30- 2 orë. Pasi të ketë zier shtypim pataten me vaj ulliri, kripdhe piper. Në fund i hedhim dhe majdanozin e grirë hollë. E lemë që të pushoj pak dhe e shërbejmë. Ju bëftë mirë

Lulzime Gjyzeli ka dërguar në KuzhinaIme.al 44 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjitha recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: