Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
tasqebab

Tasqebab me zemër viçi dhe pilaf ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

Tasqebab me zemër viçi dhe pilaf. Receta e gatimit për tasqebab me zemër viçi është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 5 mars 2016. Foto © Lulzime Gjyzeli

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me mish viçi klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim tasqebab me zemër viçi dhe pilaf duke ndjekur udhëzimet në vijim

4547 shikime

tasqebab

Përbërësit

500 gr zemër viçi,

dy qepë të mëdha ose 4 të vogla,

2 karrota,

5 lugë vaj ulliri,

dy gjethe dafine,

piper i zi,

spec djegës,

miell,

1 gotë verë të kuqe.

Për pilafin:

1 kupë me oriz,

2 kupa me lëng,

gjalp

Përgatitja

1

Në një tenxhere mundësisht me fund të trashë hedhim vajin dhe e kaurdisim, qepën me karrotat, pasi të jenë zverdhur qepët, shtojmë zemrat dhe dy lugë miell dhe vazhdojmë skuqjen për 7 minuta, i hedhim 1 gotë verë të kuqe dhe e lejmë të shterrojë plotësisht,

2

hedhim salcën dhe 3 gota uji të nxehtë, e rregullojm me kripë, piper, gjethe dafine, e mbyllim tenxheren dhe e lejmë të gatuhet për rreth 1. 30 min me zjarr të avashtë.

3

Për pilafin veprojmë kështu: Shplajmë orizin me ujë, e kaurdisim me gjap për 5 minuta, shtojmë lëngun e nxehtë dhe e fusim në furr me 200 gradë për 30 minuta. Unë kam përdorur një tepsi për çambela për torta për pilafin. Rregullohet bukur në pjatë. Ju bëftë mirë

Lulzime Gjyzeli ka dërguar në KuzhinaIme.al 44 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjitha recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: