Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tortë me krem e fruta pylli ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Po kërkoni për një recetë embëlsire të thjeshtë dhe të shpejtë për tu përgatitur ? Po kërkoni për një recetë embëlsire të freskët dhe të dekoruar bukur ? E gjetët. Kjo është një nga 300 + recetat e gatimit për embëlsira dërguar në Kuzhina Ime.
Tortë me krem e fruta pylli
Përbërësit
3 shtresa millefoglie
800 gr krem pastiçerie
fruta pylli ose fruta sipas dëshirës
20 gr sheqer pluhur
Përgatitja
1
Merni një pjatancë dhe veni një shtresë të millefoglie, hidhini një pjesë të kremit dhe hapeni në të gjithë sipërfaqen, vendosni shtresën tjetër të millefoglies dhe hidhni prapë një pjesë tjetër të kremit,
2
pastaj vendosni shtresën e fundit të millefoglies, merni një qese pastiçerie, hidhni pjesën e mbetur të kremit dhe dekoroni tortën si në foto, vendosni frutat sipër dhe në fund hidhni sheqerin pluhur në të gjithë sipërfaqen e tortës.
Receta e gatimit për tortë me krem e fruta pylli është dërguar nga Leonora Pane 24 shkurt 2018. Foto © Leonora Pane