Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
japrak

Dollma me gjethe rrushi ( japrak ) ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Dollma me gjethe rrushi ( japrak ) është një nga recetat e gatimit tradicionale Shqiptare më të preferuara gjatë stinës së pranveres kur gjethet e rrushit janë të njoma. Dollma apo japrak mund të gatuhen edhe me gjethe lakre. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit për japrak dërguar në Kuzhina Ime.

Dollma me gjethe rrushi ( japrak )

8507 shikime
japrak

Përbërësit

Për 30 fletë rrushi duhen:
300 gr oriz
1 tufë qepë e njomë
2 hurdhra të njoma
1 tufë dhjosmë
1 tufë mandjanoz
1 tufë lëpjet të egra
kripë
piper
vaj ulliri
pak gjalp
1 gotë dhallë

Përgatitja

1
Ziejm fletat e rrushit, i hapim në një enë që të kullojnë. Në një tigan hedhim vaj dhe pak gjalp dhe hedhim qepën e grirë dhe e kaurdisim sa të vyshket, hedhim hurdhrën e grirë dhe lëpjetët e grira.
2
I kaurdisim pak dhe hedhim orizin, e kaurdisim pak, hedhim madjanozin dhe dhjosmën, piperin, kripën dhe gjysëm gote ujë dhe e lemë pak në zjarr sa të pijë ujin.
3
E heqim nga zjarri dhe fillojmë të mbushim fletat e rrushit duke i mbështjellë sipas dëshirës dhe i vendosim në tenxhere me rradhë. I hedhim vaj dhe pak kripë dhe i vemë një pjatë pastaj i hedhim dhallin dhe pak ujë dhe e lemë në zjarr të ngadaltë. Kur e shërbejmë e spërkatim me gjalp.

Receta e gatimit për japrak është dërguar nga Natasha Velia 20 mars 2018. Foto © Natasha Velia

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Natasha Velia klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për japrak klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Natasha Velia ka dërguar në KuzhinaIme.al 40 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj, kryesisht gatime tradicionale Përmetare. Natasha ka edhe restorantin e saj në Përmet. "Restorant Velia". Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Natasha Velia.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: