Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Mesnikë me mëlçi ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Mesnikë me mëlçi. Receta e gatimit për mesinikë me mëlçi është dërguar nga Ervina Saliu 24 prill 2013. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mëlçi klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim mesinik me mëlçi duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
500 gr mëlçi,
1 filxhan kafeje oriz,
2 peta dhe erezat piper të kuq piper të zi,rigal dhe një tufë dhjozmo
Përgatitja
1
Vejmë mëlçitë në një tenxhere me ujë dhe i lejmë të ziejn për 10 minuta nga momenti që marin valë.
2
I marim i presim në copa të vogla, i vejmë në tigan me pak vaj dhe i skuqim gjer sa të ndryshojnë ngjyrë, i hedhim orizin, lëngun e mëlçive dhe i lemë të ziejn.
3
Hapim petët si të byrekut ose i marim të gatshme. Lyejm tepsinë me pak vaj, shtrojmë njërën petë, hedhim mbushjen dhe nga lart petën tjetër. E presim, e spërkasim me pak ujë dhe e pjekim në 180 gradë për rreth 30 minuta.