Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Pogaçe trekëndësha ( Receta gatimi nga Vlora Osmani )
Pogaçe, një recetë gatimi tradicionale. Receta e gatimit është dërguar nga Vlora Osmani 14 tetor 2013. Foto © Vlora Osmani.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Vlora Osmani klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për pogaçe klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim pogaçe trekëndësha duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr miell
2 vezë + 1 të bardhë të vezës
1 lugë gjelle sheqer
½ lugë gjelle uthull molle
½ lugë gjelle kripë
250 ml qumësht të nxehtë
100 gr margarinë (ose gjalpë)
20 gr kfasac (maja) e freskët
Përgatitja
1
Kfasaci (maja) përgatitet me pak qumësht të nxehtë, 1 lugë sheqer dhe 1 lugë miell.
2
Presim deri sa të dendësohet (fryhet). Miellin e përgatisim me të gjithë përbërësit, përveç margarinës (gjalpit).
3
Krijojmë brumin dhe e lemë të pushojë (vijë). Nga ky brumë formojmë 8 kuleçë, 2 petë nga 4 kuleçe.
4
Tre kuleçëve të parë u hedhim margarinë (gjalpë) kurse I fundit (4) nuk lyhet. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për petën e dytë.
5
Të dy petët mbështillen në formë role, veç e veç, më pas roletë priten në copa, në formë trekëndëshi, vendosen në tepsi dhe lihen të vijnë.
6
Përmbi lyhet me një të kuq të vezës të rrahur me një lugë vaj. Sipër u hidhet susam apo farë e zezë.
7
Piqet 10 minuta në temperaturë 180 gradë, pastaj zvoglohet temperatura në 160 gradë dhe vazhdon pjekja për 30 minuta. Procedurën e recetës mund ta ndiqni në fotot hap pas hapi që besoj se do ju lehtësoj mënyrën e përgatitjes.