Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Pogaçe lule ( Receta gatimi nga Vlora Osmani )
Pogaçe lule. Receta e gatimit është dërguar nga Vlora Osmani 16 gusht 2013. Foto © Vlora Osmani
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Vlora Osmani klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për pogaçe klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim pogaçe lule duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg miell
½ litër qumësht
2 vezë + 1 për lyerje të pogaçes
125 ml vaj
1 ose 2 lugë supe me sheqer
1 lugë çaji me kripë
1 qeskë me sheqer vanilje
2 qeska me tharmë buke
100 gr gjalpë
Përgatitja
1
Ulet tharmi në ½ gotë qumësht të vakët (merret masa nga qumështi) me 1 lugë miell dhe pak sheqer. Zihet brumi me përbërësit e sipër shënuar, përpos gjalpit dhe 1 vezë.
2
Brumi ngjeshet në tavolinë të përmillur, pastaj vendoset në enë ku është zënë, lyhet me një lugë vaj dhe i mbuluar qëndron në vend të vakët afro dy orë. Brumi I ardhur ngjeshet pak, pastaj ndahet në dy pjesë.
3
Njëra pjesë e brumit ndahet në 5 kuleçë dhe veprohet njëlloj sikurse me brumin e parë. Petët e lyera vendosen në mesin e zbrazët të tepsisë dhe priten në 8 pjesë, por prerja bëhet në mes të petales së përvjelur. Edhe këto 8 pjesë të prera përvilen në mes të petaleve të mëparshme.
4
Në mes vendoset brumi në formë topthi, i cili e formon lulen. Pogaçja mbulohet me pecetë për 30-40 minuta pastaj lyhet me vezë, mbi I hidhet susam dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për tu pjekur për afro 30-35 minuta.