Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Shëndetlie ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Ja si e bëra unë këtë herë shëndetlijen që u mbarua brenda ditës. Receta e gatimit për shëndetlie dërguar nga Ervina Saliu 17 dhjetor 2014. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për shëndetlie klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim shëndetlie duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
3 vezë
gjysëm filxhani sheqer
150 gramë gjalp të shkrirë dhe të ftohur më parë
4 lugë mjalt
një filxhan qumësht
3 filxhana miell
një pako pluhur pjekës
2 filxhana arra në copa të mëdha
pak kripë
Shërbeti:
2 filxhana me sheqer
2 filxhana me ujë,
2 lugë mjalt
lëkurën e një portokalli
Përgatitja
1
Në nje tas hedhim 3 vezë dhe gjysëm filxhani sheqer, i rrahim për disa minuta gjer sa të marë një ngjyrë të hapur, më pas i shtojmë 150 gramë gjalp të shkrirë dhe të ftohur më parë, e rrahim pak akoma, i shtojmë 4 lugë mjalt, një filxhan qumësht.
2
Në një tas tjetër kemi përzier 3 filxhana miell me një pako pluhur pjekës, 2 filxhana arra në copa të mëdha, pak kripë, e shtojmë te masa e lëngshme dhe e punojmë për shumë pak minuta sa të bëhet një masë homogjene, e pjekim në 180 gradë për 40-45 minuta.
3
Ndërkohë përgatitim shërbetin:
Në enë hedhim 2 filxhana me sheqer, 2 filxhana me ujë, 2 lugë mjalt dhe lëkurën e një portokalli, e vemë të ziej nga momenti që mer valë për 10 minuta. E lemë të ftohet mirë shërbetin, kur ëmbëlsira të jetë pjekur e nxjerrim nga furra, e lemë për 5 minuta jashtë më pas e presim dhe e shërbetosim. E mbulojmë dhe e lemë për 1 orë, nga lart e servirim me arra të bluara nëse dëshirojmë. Ju bëftë mirë