Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Marmalatë fiku ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Marmalatë fiku është një nga recetat e shumë kërkuara gjatë sezonit të verës. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit për marmalatë dërguar në Kuzhina Ime.
Marmalatë fiku

Përbërësit
5 kg fiq,
8 gota sheqer,
2 gota ujë
Përgatitja
1
Pritet fiku me thikë në copa të vogla ose griet në mulineks ( sipas dëshirës), hidhet në një tenxhere fiku dhe uji e viret në zjarr për disa minuta, pastaj hidhet sheqeri dhe lihet sa të marë valë,
2
ulet temperatura e zjarrit dhe trazohet shpesh që të mos ngjitet. Në zjarr lihet deri sa të trashet, sa të avullojë i tërë uji. Kur marmalata është bëre gati për ta ruajtur më gjatë i hidhet pak limontoz. E mira është qe marmalata të bëhet me zjarr ( dru si e kam bër unë ).


Receta gatimit është dërguar nga Natasha Velia 22 gusht 2016. Fotot © Natasha Velia