Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
shendetlie

Shëndetlie ( Receta gatimi nga KuzhinaIme.al )

Shëndetlie është një recetë gatimi tradicionale Shqiptare. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit për shëndetlie dërguar në KuzhinaIme.al.

Shëndetlie

5826 shikime
shendetlie

Përbërësit

4 vezë + 1 të verdhë për lyerje nga sipër
500 gr miell
200 gr gjalpë
100 gr sheqer
1 filxhan çaji me mjaltë
1 filxhan çaji me arra
1 lugë kafeje me sodë buke
Pluhur arrash për sipër ëmbëlsirës

Shërbeti:

1 gotë ujë
2 gota sheqer
2 lugë me lëng limoni
Disa kokra karafili për aromë

Përgatitja

1
Hedhim miellin dhe hapim një gropë në mes të tij ku hedhim vezët, shtojmë gjalpin, sheqerin, mjaltin, i përziejmë.
2
Pas disa minutash punë me brumin shtojmë edhe sodën e bukës. I përziejmë mirë. Shtojmë arrat, e përziejmë masën mirë e mirë.
3
Marim tepsinë për pjekjes dhe e lyejmë me pak gjalp dhe pak miell.Hapim brumin. E pjekim për rrath 40 minuta në 140 gradë, e lemë deri sa pjesa sipër të marrë ngjyrë kafe të errët. E lemë të ftohet për rreth 20 minuta dhe e presim në copa. I hedhim sipër pluhurin e arrave.
4
Përgatisim shërbetin duke zier përbërësit. Shërbeti hidhet i nxehtë ndërkohë që shëndetlija duhet e ftohtë. Para se të shërbehet lihet të paktën për 8 orë që të ëmbëlsohet mirë.

Receta gatimit për shëndetlie është publikuar nga KuzhinaIme.al 2 janar 2017. Foto © KuzhinaIme.al

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga KuzhinaIme.al klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për shëndetlie klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

KuzhinaIme.al ka filluar si një faqe në Facebook në 2012. Gjatë këtyre viteve janë dërguar mbi 4000 receta nga më shumë se 100 autorë. Në këtë website do gjeni një përmbledhje të këtyre recetave të organizuara sipas kategorive përkatëse

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: