Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
embelsira per festat

Embëlsira për festat ( Receta gatimi nga KuzhinaIme.al )

Çdo fund vit ështv kola për embëlsira për festat. Kjo është një nga 20 + recetat e gatimit për embëlsira për festat publikuar në KuzhinaIme.al.

Embëlsira për festat

846 shikime
embelsira per festat

Përbërësit

1 kg miell
1.4 kg sheqer
150 ml vaj luledielli
3 gota ujë
2 të verdha veze
1 lugë kafeje me sodë buke

Pasta e sheqerit:

440 gr sheqer pluhur
40 ml mjaltë
30 ml ujë
6 gr xhelatinë
Ngjyrues sipas dëshirave

Përgatitja

1
Përziejmë miellin me sodën e bukës, bëjmë një gropë në mes dhe shtojmë përbërësit e tjerë me rradhë duke e punuar masën, ujin në fund, brumi del i lëngshëm. Hedhim brumin në tavolinë dhe e hapim me anë të shkopit të kuzhinës, hapim një petë me trashësi 1.5 cm dhe e ndajmë në forma (si në foto). I vendosim në tavë me letër furre dhe I pjekim më 20 minuta në 250 gradë.
2
Mjaltin me pak ujë i tresim në një tenxhere dhe i ngrohim, shtojmë xhelatinën, i përziejmë për pak minuta, hedhim sheqerin pluhur, e përziejmë, e ndajmë në pjesë dhe shtojmë ngjyruesit për format e ndryshme, e punojmë në tavolinë deri sa të bëhet një formë plastike. Pasi ftohen ëmbëlsirat hedhim kremin dhe janë gati. Ju bëftë mirë

Receta gatimit për embëlsira për festat është publikuar nga KuzhinaIme.al 29 dhjetor 2016. Foto © KuzhinaIme.al

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga KuzhinaIme.al klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira për festat klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

KuzhinaIme.al ka filluar si një faqe në Facebook në 2012. Gjatë këtyre viteve janë dërguar mbi 4000 receta nga më shumë se 100 autorë. Në këtë website do gjeni një përmbledhje të këtyre recetave të organizuara sipas kategorive përkatëse

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: