Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Supë me lëng mishi dhe oriz ( Receta gatimi nga KuzhinaIme.al )
Supë me lëng mishi është një gatim shumë i shëndetshëm. Kjo është një nga 30 + recetat e gatimit për supë dërguar në KuzhinaIme.al.
Supë me lëng mishi dhe oriz

Përbërësit
1 thelë mish për lëngun (100 gr)
2 lugë gjelle me oriz
1 qepë mesatare
1 karrotë mesatare
Pak gjalp
Pak kripë
Pak majdanoz ose koper (sipas dëshirës)
Përgatitja
1
Përgatisim lëngun e mishit dhe pasi ka zier mishi e presim në fije fije.
2
Pastrojmë dhe lajmë orizin, e vemë të ziejë në zjarr të ngadaltë, pastaj kullohet dhe e hedhim në lëngun e mishit të valuar ku lihet deri sa të marrë masa një trashësi mesatare.
3
Në fund shtojmë erzat, kripën dhe gjalpin. Ju bëftë mirë.
Receta gatimit për supë me lëng mishi dhe oriz është publikuar nga KuzhinaIme.al 6 janar 2017. Foto © KuzhinaIme.al
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga KuzhinaIme.al klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për supë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu