Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Pulë me portokall ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )
Pulë me portokall. Receta e gatimit për pulë me portokall është dërguar nga Brikena Metaj 11 mars 2014. Foto © Brikena Metaj.
Ndonese në foto nuk duket dhe aq mirë, ka një shije të mrekullueshme, harrova ta bëja foton dhe u kujtova pasi e kishim boshatisur tepsinë, mqs kisha edhe njerëz, nuk u zgjata sh me foto ndaj i rashë shkurt: një e vetme në tave
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim pulë me portokall duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
4 kofsha
2 thelpinj hudhra
Rozmarinë
Sherebelë
2 portokalle, lëngu e lëkura
Kripë, piper, vaj ulliri
Përgatitja
1
Pasi i kriposim dhe piperosim, kofshat i skuqim nga të dyja anët në tigan me vaj ulliri së bashku me hudhrat, erëzat e grira dhe lëkurën e portokalleve.
2
Shuajmë me lëng portokalli dhe kthejmë në tavë balte.
3
Mbulojmë tavën me letër alumini, pjekim 40 minuta deri sa të zbuten në temperaturë 200 gradë.
4
Serviren mbi feta portokalli, ndërsa me lëngun e përftuar gjatë gatimit, mund të përgatisni pilaf me një aromë të mrekullueshme agrumesh. Ju bëftë mirë!