Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
tave me spinaq

Tavë me spinaq ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )

Tavë me spinaq. Receta gatimit është dërguar nga Brikena Metaj 24 janar 20014. Foto © Brikena Metaj

Na ndodh jo rrallëherë që të na mbetet buka për disa ditë rresht dhe të ndodhemi para situatës kur nuk dimë se ç’të bëjmë me të. Ja dy mënyra se si ta shfrytëzoni bukën bajate.

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për tavë me spinaq klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim tavë me spinaq duke ndjekur udhëzimet në vijim

1743 shikime

tave me spinaq

Përbërësit

Përbërësit për mënyrën e parë:

1 kg spinaq,

6-7 feta të holla bukë (e ndenjur),

gjalpë I tretur,

qepë të njoma,

1 filxhan e gjysmë çaji qumësht,

1 ls lëng limoni,

djathë i grirë,

3 vezë,

kripë, piper.

Përbërësit për përgatitjen sipas mënyrës së dytë:

proshutë,

qepë,

spinaq,

3 gota qumësht,

5 kokrra vezë,

250 gr guda,

1 gotë parmixhano,

1 lugë gjelle mustardë,

bukë e ndenjur.

Përgatitja

1

Përgatitja sipas mënyrës së parë: Ziejmë dhe kullojmë spinaqin. Fetat e bukës I lyejmë më gjalpë dhe I vendosim në rradhë në tavën e lyer po me gjalpë.
Përziejmë spinaqin me qepë, djathë, lëng limoni, kripë e piper. Pasi rrahim lehtë vezët me qumësht hedhim mbi bukën e vendosur në tavë një gjysmë filxhani e më pas shtojmë spinaqin. Vendosim mbi të rriska të holla buke. Mbi gjithë sipërfaqen hedhim përzierjen e mbetur të qumështit dhe e lëmë disa min sa ta pijë qumështin. Piqet në temperaturë mesatare (jo më shumë se 180 gradë). Ju bëftë mirë!.

2

Përgatitja sipas mënyrës së dytë: Hedhim në tigan proshutën, shtojmë qepë, spinaqin, kripë e piper. Shtrojmë në tepsi copat e prera të bukës. Mbi to hedhim spinaqin, mbulojmë me guda e parmixhano, hedhim shtresën e dytë me spinaq, mbulojmë sërish me guda e parmixhano. Mbulohet e gjithë përzierja me 3 gota qumësht e 5 kokrra veze dhe 1 lugë mustardë të përziera bashkë. Piqet në 175 gradë për rreth 45 min. Ju bëftë mirë!

Brikena Metaj ka dërguar në KuzhinaIme.al 43 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: