Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Byrek me lulkuq ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Byrek me lulkuq. Receta e gatimit për byrek me lulkuq është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 28 shkurt 2016. Fotot © Lulzime Gjyzeli
Lulkuqi është një nga bimët e egra më të përdorshme për byrek, është shumë i shijshëm dhe gjindet vetëm për pak ditë, pasi rritet shpejt dhe po bëri lulet nuk mblidhet më. Këto ditë ka filluar të dalë. Unë e kam mbledhur dhe është fantastik.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek me lulkuq duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
Përbërësit për brumin:
miell 300 gr,
dy lugë vaj,
ujë të vakët,
kripë.
Për mbushjen:
lulkuq,
1 vezë,
100 gr gjizë të freskët ( mos të jetë e thartë, ndryshe mund të përdoret kajmak ),
vaj ulliri,
1 thelb hudhre.
fara lulkuqi
Përgatitja
1
Përgatitet brumi me përbërësit e mësipërm. Lihet të pushojë pak.
2
Përgatisim mbushjen: Në një tigan të madh hedhim vajin e ullirit, hurdhrën, lulkuqin e pastruar mirë dhe të grirë, kripë. E kaurdisim gjersa të thahet uji që lëshon lulkuqi. (Mos i shtoni ujë, lulkuqi është shum i njomë dhe zihet shumë shpejt). E lejmë të ftohet dhe shtojmë vezën dhe gjizën apo kajmakun.
3
Hapim petët me niseshte. Lyejm tepsinë me vaj ulliri, vendosim petët, katër poshtë dhe katër sipër. Hedhim vaj për sipër, unë i hodha edhe fara lulkuqi. Byrekun e pjekim me 200 gradë për reth 30 minuta. Ju bëftë mirë