Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
pete misri me presh dhe ullinj

Petë misri me presh dhe ullinj ( Receta gatimi nga Daniela Pepa )

Petë misri me presh dhe ullinj. Receta gatimit është dërguar nga Daniela Pepa 11 prill 2016. Foto © Daniela Pepa

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Daniela Pepa klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për petë misri klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim petë misri me presh duke ndjekur udhëzimet në vijim

2283 shikime

pete misri me presh dhe ullinj

Përbërësit

500 gr miell misri i verdhë

100 gr djath i bardhë

100gr ullinj pa bërthamë( i blejmë në supermarket të gatshme të prera rrathë rrathë, ose siç i keni po i hiqni bërthamën )

2 vezë

2 gota kos( e përziejm me ujë, e hollojmë që t’ia hedhim sipër miellit )

kripë, pak piper.

vaj ulliri

Përgatitja

1

Në një tas të madh hedhim vezët, i rrahim, hedhim sipër kripën, i përziejm pak, më pas hedhim djathin në copa të vogla, më pas hedhim kosin që e kemi holluar me ujë, i përziejm këto mirë e mirë, më pas hedhim miellin e misrit, i përziejme sëbashku, e shikojmë që masa mos të jetë shumë e trashë, nëse është hedhim edhe pak ujë, duhet ta lemë pak të holluar që mos të dalë shumë e trashë pitja.

2

Pastaj përgatisim preshin, i jepni një skuqje me vaj, pastaj mbasi është skuqur e hedhim në masën ku është mielli, i përziejm mirë e mirë dhe në fund hedhim edhe ullinjtë, i përzijem përsëri sëbashku e në fund i hedhim në tepsi, sipër i spërkasim pak vaj ulliri dhe e fusim në furrë me 200 gradë celsus dhe e shikojmë me sy, Unë psh e kam lënë jo shumë të pjekur, ja këtë ngjyre sikur ka dhe në foto.

Daniela Pepa ka dërguar në KuzhinaIme.al 25 receta gatimi, kryesisht me fotot origjinale të gatimeve të saj, por edhe disa me foto të huazuara. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Daniela Pepa.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
Këtë e pëlqejnë %d blogues: