Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Omletë me perime ( Receta gatimi nga Daniela Pepa )
Omletë me perime. Receta gatimit është dërguar nga Daniela Pepa 15 dhjetor 2012. Foto © Daniela Pepa.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Daniela Pepa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për omletë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim omletë me perime duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
4 vezë
1 kungull
1 spec jeshil
1 spec i kuq
1 karrotë të madhe ose 2 të vogla
2 kremviçe
pak djath kaçkavall i grirë
1 filxhan kafeje të vogël me qumësht
kripë, piper, gjalp.
Përgatitja
1
Marim një tas ku hedhim vezët, kripën dhe pak piper, i rrahim mirë e mirë, më pas hedhim qumështin. i përziejmë.
2
Grijmë ne rende kungullin me gjithë lëkurë (mos harroni lajini para), pastaj grijmë po në rende edhe karrotën, i hedhim brenda dhe i përziejmë, më pas specat i presim në copa të vogla dhe i hedhim dhe ato brenda,
3
shtojmë edhe kremviçet që i presim në katrore të vegjël, hedhim edhe djathin kaçkavall të grirë dhe i përziejmë të gjitha së bashku.
4
Në një tigan hedhim gjalpin, sapo të shkrijë hedhim masën me vezë qe kemi bërë dhe i skuqim nga të dyja anët. S’ka problem nëse ju copetohet, e shijshme del përsëri. Shërbejeni të ngrohtë.