Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tavë kosi me mish pule ( Receta gatimi nga Daniela Pepa )
Tava tradicionale e kosit bëhet me mish qingji por edhe me mish pule del shumë e mirë. Receta gatimit për tavë kosi me mish pule është dërguar nga Daniela Pepa 12 dhjetor 2012. Foto © Daniela Pepa
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Daniela Pepa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për tavë kosi klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tavë kosi me mish pule duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
2 copa mish pule (çdo lloj pjese të pulës, si të dëshironi)
lëngu i mishit të pulës
3 vezë
1 gotë kos
kripë, piper
1 lugë gjelle miell
vaj ulliri ose gjalp
Përgatitja
1
Në një tenxhere vemë të ziej mishin e pulës, i hedhim dhe pak kripë,
2
sapo të jetë zier fillojmë e rrahim vezët në një tas, hedhim kosin dhe më pas miellin,
3
i përziejmë mirë e mirë dhe në fund hedhim lëngun e mishit të pulës që është zier, i përziejmë të gjitha së bashku,
4
hedhim edhe piperin dhe i hedhim të gjitha në tepsi dhe sipër vemë mishin e pulës.
5
E leme të piqen me 200 gradë, servireni të nxehtë. Ju bëftë mirë