Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Reçel ftoi ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Reçel ftoi. Receta e gatimit për reçel ftoi është dërguar nga Bukurie Nexhipi 13 dhjetor 2013. Foto © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për reçel klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim reçel ftoi duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
Për 3 – 4 ftonj na duhet:
700 gr sheqer
1 kokër limon
pak vanilje ose karafil pluhur
1 gotë ujë
pak lëng limoni
Përgatitja
1
Presim limonin në feta dhe e vendosim në një enë me ujë.
2
Pastrojmë ftonjtë nga lëkura, i presim në copa dhe i vendosim në ujin me limon gjer sa ti kemi përfunduar të gjithë.
3
Në një enë hedhim sheqerin dhe 1 gotë ujë, e lemë gjer sa të thyej valë dhe hedhim ftonjtë ( i kemi heq ftonjtë nga uji me limon ) e lemë të ziej për 10 minuta e heqim nga zjari dhe e lemë për 5-6 orë të pushojë, e vendosim përsëri në zjarr dhe e ziejmë për 20 minuta, e lemë përseri 2-3 orë dhe e ziejmë përfundimisht. .
4
Pak para se të përfundojë hedhim vaniljen ose pluhur karafili edhe pak lëng limoni