Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
kek me fruta te thata

Kek me fruta të thata ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )

Kek me fruta të thata. Receta e gatimit për kek me fruta të thata është dërguar nga Bukurie Nexhipi 20 nëntor 2013. Foto © Bukurie Nexhipi

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim kek me fruta të thata duke ndjekur udhëzimet në vijim

955 shikime

kek me fruta te thata

Përbërësit

500 gr miell

1 lugë gjelle maja

80 gr sheqer

1 vezë

150 gr qumësht të ngrohtë

150 gr gjalp

pak kripë

300gr rush të thatë

100 gr fruta të thata, limon, portokall

100 gr bajame

1 lugë gjelle aremyshk

1 lugë kafeje me kanellë

pak rum

Pasi e kemi përfunduar duhet: 80 gr sheqer pudër dhe gjalp i shkrirë

Përgatitja

1

Rrushin e thatë e përziejm me rum dhe e lemë në një enë me kapak të pushojë. Majanë, sheqerin e hedhim në një enë dhe e perziejm me qumështin e ngrohtë.

2

Në një enë tjetër përziejm miellin, gjalpin dhe vezën dhe i bashkojmë sëbashku me qumështin. Brumi nuk duhet të jetë shumë i butë

3

Pasi e kemi punuar brumin, e lemë të pushojë për 30 minuta.

4

Pas 30 minutash. E marim brumin dhe e përziejm me frutat e thata me kanellë, muskat, e punojmë lehtë me duar, i japim një forme dhe e pjekim në 170 gradë C për 45 minuta. Pasi ka përfunduar pjekja e lyejm me gjalpin e shkrirë dhe e spërkasim me sheqer pudër

Kategoritë

Bukurie Nexhipi ka dërguar në KuzhinaIme.al 69 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: