Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Supë me pulë dhe perime ( Receta gatimi nga Bukurie Bexhipi )
Supë me pulë dhe perime. Receta e gatimitpër supë me pulë dhe perime është dërguar nga Bukurie Nexhipi 4 dhjetor 2013. Foto © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për supë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim supë me pulë dhe perime duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 pulë ( ose gjysëm )
1 filxhan kafeje oriz
1 karrotë
1 patate të vogël
2 lule lakër ( 2 pjesë të vogla )
pak presh
pak rrënjë selino
1 tufë majdanoz
1 të verdhë veze
1 limon
pak gjalp
piper, kripë
Përgatitja
1
Pulën e vendosim të ziej me 1 l ujë, kripë pak vaj gjersa mishi të shkëputet lehtë nga kocka.
2
Perimet i presim në copa të vogla. Pasi pula është zier ja heqim kockën dhe e presim mishin në copa të vogla. Në lëngun e pulës hedhim perimet dhe mishin, i lemë të ziejn derisa të jenë gati.
3
Më pas rrahim të verdhën e vezës me lëngun e një limoni dhe kur supa të jetë gati e heqim nga zjarri dhe hedhim vezën. E vendosim dhe pak minuta në zjarr të ngadalët. Në fund i hedhim 2 lugë gjelle gjalp dhe majdanozin e grirë hollë.