Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
pufka

Pufka ( Receta gatimi nga Ida Stafa )

Pufka është një embëlsirë e thjeshtë popullore e votive 70-80.

Pufka

41642 shikime
pufka

Përbërësit

1 vezë
1 filxhan kafeje me qumësht pluhur
1 filxhan kafeje me niseshte dhe një majë luge sodë buke

Përgatitja

1
Bëhet një përzierje e tyre, i ndajmë në topa të vegjël, i pjekim në tepsi të lyer me gjalp në largësi nga njëra tjetra, lihen të ftohen dhe hidhen në shërbet, fryhen në shërbet.
2
Shërbetin në përgjithësi duhet ta llogaritësh në varësi të enës ku do hidhen ëmbëlsirat, duke marë parasysh që ato do rriten shumë në volum, i hedh gjithmonë shumë pak vanilje, thjesht për aromë. Gjithësesi për ëmbëlsinë e shërbetit mjafton ta bësh sipas dëshirës, shërbeti i hidhet i nxehtë që të fryhen shpejt

Receta gatimit është dërguar nga Ida Stafa 18 shtator 2013. Foto e huazuar sa për ilustrim

  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Ida Stafa ka dërguar në KuzhinaIme.al një recetë gatimi.
    • marinela
    • October 21, 2018
    Reply

    po shurupi si behet

    jufka e di un jo pufka

      • KuzhinaIme.al
      • October 22, 2018
      Reply

      Sheqer dhe ujë, masat sipas dëshirës. Jufka janë lloj makaronash, gatim tradicional i Dibrës

        • Kim
        • August 5, 2019
        Reply

        Ju lumshin duart!
        Nga Shqiperia e mesme e jugu poshte Jufka i quan kete embelsire, pavaresisht se Dibra makaronat e bera vete e te gatuara ne furre i quan Jufka.

      • Deni
      • October 22, 2018
      Reply

      Edhe neve ne Korce ju themi jufka

        • Yllka
        • October 22, 2018
        Reply

        Jufka dhe ne Elbasan keshtu i thojne qysh me 1985 me sa mbaj mend

    • ornela
    • November 1, 2018
    Reply

    me falni qumesht pluhur apo sheqer pluhur

      • KuzhinaIme.al
      • November 1, 2018
      Reply

      Qumësht pluhur është ndryshe nga sheqer pluhur 🙂

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: