Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Përshesh me gjel deti ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Përshesh me gjel deti. Receta gatimit për përshesh me gjel deti është dërguar nga Ervina Saliu 5 janar 2015. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me gjel deti klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim përshesh me gjel deti duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
Për bukën duhen:
500 gr miell misri
100 gr miell të bardhë
2 lugë vaj
1 lugë kafeje me sodë dhe ujë sa të mari
Përgatitja
1
Ngrohim 2 gota ujë, në tas hedhim përbërësit e bukës, i shtojmë ujin pak nga pak duke e punuar, brumi të jetë i butë, jo shumë i fortë. E hedhim në tavë të lyer me vaj, e lyejmë nga lart me pak vaj dhe pak ujë dhe e pjekim.
2
Marim të brendshmet i skuqim me një kokërr qepe për pak minuta, më pas shtojmë lëngun e mishit, (unë e bëra në furrë dhe mora lëngun që kish lëshuar) e lemë të ziej për disa minuta. Copëzojmë bukën e misrit dhe më pas i shtojmë lëngun duke e përzier dhe e servirim
KategoritëErvina SaliuGatime tradicionaleGjel detiKrishtlindjeKuzhina ShqiptareReceta gatimi dimërVit i Ri
Ervina Saliu
Ju falenderoj qe ndani me ne recetat tuaja tradicionale.ju uroj gezuar festat.
Faleminderit për komentin. Gëzuar edhe ju