Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Tavë me mish lepuri ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Tavë me mish lepuri. Receta e gatimit për tavë me mish lepuri është dërguar nga Bukurie Nexhipi 13 dhjetor 2013. Foto © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish lepuri klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tavë me mish lepuri duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
1 lepur
2 qepë
2 hudhra të mëdha
pak mjell
piper, kripë
2 gjethe dafine
1 degë temjan
pak verë të bardhë,
vaj ulliri
1 lugë salcë
Përgatitja
1
Presim lepurin në copa, e skuqim me pak vaj ulliri, të skuqet mirë në të gjithë anët. E shuajm me 1 gotë verë dhe e lemë gjer sa vera të avullojë, hedhim kripë, piper, gjysëm gote ujë dhe e mbyllim për 15 minuta në presion.
2
Më pas hedhim mishin në tavë, hudhrat i presim në copa të vogla, i hedhim mbi mish. Në një tigan hedhim pak vaj, e lemë sa të nxehet dhe hedhim dafinë, temjan, hedhim qepën e grirë hollë dhe e lemë sa të zverdhet. hedhim një lugë salcë. E lemë pak minuta sa të skuqet në zjarr të ulët më pas e hedhim mbi mishin.
3
Më pas skuqim miellin sa të zverdhet, i hedhim ujë dhe bëhet një masë kremi, e hedhim edhe këtë në tavë, hedhim edhe 1 gotë ujë dhe e pjekim në 180 gradë C gjer sa gjella të ngelet në yndyrë. Ju bëftë mirë