Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
kabuni me rrush te thate

Kabuni me rrush ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )

Kabuni me rrush. Receta e gatimit për kabuni me rrush është dërguar nga Bukurie Nexhipi 2 dhjetor 2013. Foto © Bukurie Nexhipi

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim kabuni me rrush duke ndjekur udhëzimet në vijim

3853 shikime

kabuni me rrush te thate

Përbërësit

1 gotë oriz

2 gota ujë

1 gotë sheqer

100 gr gjalp

250 gr rrush të thatë

50 gr bajame të gricmuara

kanellë dhe pak karafil të bluar

Përgatitja

1

Në nje tavë të vogël hedhim orizin, bajamet dhe gjalpin dhe i vendosim në furrë ( në 180 C.) e trazojmë shpesh gjer sa orizi të mari ngjyrë. I hedhim ujin dhe e lemë gjer sa të bëhet si pilaf.

2

E heqim nga furra dhe e lemë 5 minuta të ftohet. Marim një ene tjetër, hedhim një shtresë nga orizi, hedhim rrushin, kanellë, karafil, sheqer dhe kështu do veprojmë në çdo radhë gjer sa të mbarojë.

3

E mbulojmë me letër alumin, e lemë gjer sa të shkrijë sheqeri dhe më pas e shërbejmë.

Bukurie Nexhipi ka dërguar në KuzhinaIme.al 69 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: