Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Mish viçi me qepë të vogla ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Mish viçi me qepë të vogla. Receta e gatimit për mish viçi me qepë të vogla është dërguar nga Bukurie Nexhipi 16 mars 2016. Foto © Bukurie Nexhipi.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish viçi klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim mish viçi me qepë të vogla duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
500-700 gr mish viçi
1 kg qepë të vogla
3 thelpi hudhër
3 domate pure
1 shkop kanellë
3 kokra karafil
3 kokra piper xhamajke (allspice)
1 gotë verë të kuqe
kripë, piper të zi
2 gjethe dafine
1 lugë gjelle piper të kuq
vaj ulliri
Përgatitja
1
Mishin e presim në copa normale dhe e thajmë me letër kuzhine, e skuqim në vaj ulliri duke hedhur kripën dhe piperin e zi, kur është skuqur mirë nga të gjitha anët hedhim qepët dhe i lemë gati 15 minuta sa të zverdhen të gjitha.
2
Më pas shtojmë të gjitha erzat e tjera dhe hudhrën, i kaurdisim edhe 5 minuta dhe i shuajmë me 1 gotë verë të kuqe (të thatë)
3
E mbyllim me kapak sa të avullojë vera, shtojmë domaten pure, e lemë përsëri të mbetet në yndyrë dhe shtojmë 2 gota ujë, i vendosim kapakun dhe e lemë të ziejë në zjarr të ulët për 1 orë 30 minuta.
4
I shtojm nga gjysëm gote ujë vazhdimisht sa herë të duhet. Në fund gjella duhet të mbetet me salcën e yndyrë. E lemë të pushojë 30 minuta para konsumimit. Ju bëftë mirë
KategoritëBukurie NexhipiGatime tradicionaleGjellëKuzhina ShqiptareMish viçiReceta gatimiReceta gatimi drekë
Bukurie Nexhipi
Arti i guzhines eshte nje mrekulli.
Flm juve