Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tavë plëndësi ( Receta gatimi nga Luljeta Rrapo Milo )
Tavë plëndësi. Receta gatimit është dërguar nga Luljeta Rrapo Milo 2 tetor 2013. Foto © Luljeta Rrapo Milo.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Luljeta Rrapo Milo klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me plënc klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tavë plëndësi duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg plëndës i pastruar i larë
2 lugë gjelle vaj
4 thelpinj hudhra
2 speca jeshil
5 gjethe dafine
1/2 lugë gjelle me salcë domate
1 1/2 lugë gjelle me miell
kripë, piper i zi, uthull
Përgatitja
1
Pasi e kemi zier plëndsin e presim në rripa sa një gisht, vemë yndyrën në tenxhere, hedhim hudhrat e shtypura sa të marë erë yndyra,
2
shtojmë specin e grirë në kubikë të vegjël, dafinën, salcën, miellin dhe lëngun e plëndsit sa të marë valë hedhim edhe plëndsin e grirë, kripë piper të zi dhe pak uthull pastaj e vendosim në tasa balte dhe e pjekim në furrë për 10 – 15 minuta në temperaturën 200 gradë celscius.