Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Pervelata

Përvëlata ( Receta gatimi nga Luljeta Gjyzeli )

Përvëlata, një recetë gatimi tradicionale çame. Receta gatimit për përvëlata është dërguar nga Luljeta Gjyzeli 22 tetor 2015. Foto © Luljeta Gjyzeli.

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Luljeta Gjyzeli klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi tradicionale të çamërisë klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim përvëlata duke ndjekur udhëzimet në vijim

31016 shikime

Pervelata

Përbërësit

1 gotë e gjysëm vaj gjelle

200 gr gjalp të shkrirë

1 gotë me qumësht

3 lugë gjelle me kos

Gjysëm gote me sheqer

1 lugë çaji me sodë buke

1 kg miell

300 gr arra

1 kg sheqer për shërbetin

Kanellë

Për shërbetin:

1 kg sheqer

800 mililitra ujë

kanellën

Përgatitja

1

Në një tepsi hedhim vain, gjalpin, qumështin, kosin, sheqerin dhe i rrahim fort deri sa te na shkrijë sheqeri.

2

Përziejmë miellin me sodën, hedhim gradualisht duke e trazuar deri sa të na bëhet një brumë i butë.

3

Nëse na bëhet brumi i ujshëm i shtojmë miell. Në fund i shtojmë arrat dhe e përziejmë.

4

E presim si në foto. Ndezim furrën dhe e vemë për të pjekur, për 50 minuta në 150 gradë.

5

Për shërbetin:
Në 1 kg sheqer hedhim 800 mililitra ujë dhe kanellën, e bëjmë si shërbeti i bakllavasë.

6

Mbasi është ftohur përvëlata hedhim shërbetin e nxehtë. E mbulojmë me një tepsi deri sa të pi shërbetin

Luljeta Gjyzeli ka dërguar në KuzhinaIme.al 16 receta gatimi në me fotot origjinale të gatimeve të saj, midis tyre disa receta gatimi tradicionale të çamërisë. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Luljeta Gjyzeli.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: