Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Receta e Kollpites ( Receta gatimi nga Valbona Shehu Krasniqi )
Receta e Kollpites. Receta gatimit është dërguar nga Valbona Shehu Krasniqi 31 gusht 2013. Foto © Valbona Shehu Krasniqi
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Valbona Krasniqi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kollopite duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Afërsisht 800 ml ujë të vakët,
150 ml vaj,
1 vezë ,
1 lugë e reçelit sheqer,
1 lugë e gjellës krypë ,
7 gr tharm të bukës ( maja buke ) dhe miell deri sa të trashet.
Mbushja:
djath, gjizë dhe pak ajkë
Përgatitja
1
Në një enë të madhe hedhim ujin, vajin, vezën, krypën, sheqerin dhe majanë e bukës, i përziejm të gjitha bashkë me një tel kuzhine mandej shtojmë gradualisht miellin deri sa formohet një brumë i butë sikur për byrek,
2
e ndajmë brumin në pjesë të barabarta dhe i ngjeshim sikur pitet duke formuar toptha mesatare, i hollojmë mesatarisht si në foto dhe i vendosim në një pecetë të pastër ose çarçaf.
3
Ashtu të shtrira qëndrojnë përafërsisht 10 minuta, ne ndërkohë përziejm djathin me gjizë dhe me pak ajkë.
4
Hapim petët si në foto mbi një çarçaf të shtrirë mbi tavolinë, i lyejm me yndyrë dhe e hedhim mbushjen.
5
Marim çarçafin me te dy duart dhe petës së shtrirë ia japim formën e rolles, po ashtu veprojmë me anën tjetër të çarçafit ose pecetës.
6
Rollen e përgatitur e vendosim në një tepsi të lyer me yndyrë.
7
Në këtë mënyrë veprojmë edhe me petët tjera deri sa të mbushim tepsinë.
8
Kollpitën e fusim në furrë të parangrohur në 200 C dhe e pjekim derisa të skuqet përafërsisht 25 minuta, pasi ta nxjerrim, sipas dëshirës mund ta spërkateni me pak kos.