Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Byrek me spinaq dhe oriz ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Byrek me spinaq dhe oriz. Receta gatimit është dërguar nga Silvana Belishaku 26 tetor 2014. Foto ©Silvana Belishaku
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek me spinaq dhe oriz duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Përbërësit për brumin:
500 gr miell,
ujë të vakët sa të bëhet brumë i butë,
kripë,
3 lugë vaj ulliri.
Për mbushjen:
500 gr spinaq të grirë,
2 qepë të njoma,
koper,
5 lugë vaj ulliri,
1 filxhan kafeje me oriz,
Përgatitja
1
Grijmë qepët, i skuqim pak më pas hedhim sinaqin, e skuqim pak me qepën, hedhim koper, kripë pak piper dhe ujë sa ti mbulojmë, më pas i lemë të ziejn për 20 minuta.
2
Hedhim orizin, nëse ka nevojë shtoni akoma pak ujë të nxehtë, pasi ka zier orizi e lemë të ftohet, bëjmë brumin, e lemë të pushojë pak më pas hapim petët nga tre,
3
pasi kemi vënë gjysmat hedhim mbushjen me spinaq dhe oriz, spërkasim petët me vaj, vendosim petët e mbetura, e pjekim për 30 minuta në 220 gradë. Ju bëftë mirë