Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Bomboloni ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Bomboloni. Receta e gatimit për bomboloni është dërguar nga Silvana Belishaku 1 shtator 2013. Foto © Silvana Belishaku
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim bomboloni duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
600 gr miell
125 gr sheqer
75 gr gjalp
25 gr maja birre ( tharm ) përdoret për zënien e brumit
2 vezë
50 ml qumësht
lëkurën e një limoni
Përgatitja
1
Lemë të shkrijë gjalpi në temperaturë ambienti, marim miellin dhe bëjmë një hapsirë në mes, tresim qumësht të vakët, majanë, hedhim në miell gjithë përbërësit dhe formojmë brumin,
2
më pas e ndajmë në dy pjesë ku formojmë dy petë me nga një trashësi 2 cm, me ndihmën e një gote i presim në rrathë dhe bëjmë mbushjen, me se të doni, reçel, nutella, krem pastiçerie,
3
sipër vendosim masë brumi të prerë, ngjeshim anët mos dalë mbushja dhe më pas i japim përsëri formë me gotë që të ngjisë mirë, pasi kemi mbaruar i vendosim në tepsi me letër kuzhine, i lemë të dyfishohen, para se ti pjekim i lyejm me qumësht dhe i pjekim në 200 gradë për 25 minuta.