Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Krostatë me reçel kajsie ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Krostatë me reçel kajsie. Receta e gatimit për krostatë me reçel kajsie është dërguar nga Silvana Belishaku 11 prill 2013. Foto © Silvana Belishaku
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim krostatë me reçel kajsie duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
300 gr miell,
150 gr sheqer,
pak kripë,
150 gram gjalp ose margarinë,
1/2 pluhur fryrës për ëmbëlsira ( lievito ),
2 vezë të plota
450 gr reçel kajsie apo si të dëshironi
Përgatitja
1
Zemë brumin dhe e lemë të pushojë në frigorifer të mbuluar me një qeskë kuzhine që të mos thahet brumi.
2
Pasi brumi ka pushuar heqim një pjesë të vogël të brumit për të mbaruar në fund zbukurimin .
3
E hapim sipër një letre kuzhine në masën e tepsisë që keni dhe i regullojmë anët me bishtin e një luge.
4
Hedhim reçelin. Më pas masën e brumit që kemi lenë mënjanë e hapim me pec ( shkop për shtrirjen e petave ) dhe e presim në shirita të hollë dhe i vendosim si në foto. Shpresoj t’ju pëlqejë


























