Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Pastiçe me lulelakër, pana dhe djathë ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Pastiçe me lulelakër, pana dhe djathë. Receta e gatimit për pastiçe me lulelakër, pana dhe djathë është dërguar nga Silvana Belishaku 27 prill 2014. Foto © Silvana Belishaku
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për pastiçe klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim pastiçe me lulelakër, pana dhe djathë duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
400 gr makarona
1 ltr qumësht
4 vezë
200 ml pana
1 lugë miell
100 gr djath të bardhë
100 gr djath kaçkavall
50 gr gjalp
1 lulelakër të vogël
kripë
Përgatitja
1
Vemë të ziejn makaronat me lulelakrën në ujë të nxehur me kripë dhe pak vaj, më pas rrahim vezët me miellin, hedhim panën, djathin e bardhë dhe gjysmën e djathit kaçkavall, i përziejm dhe më pas hedhim qumështin dhe kripë.
2
Kur të kenë zier makaronat me lulelakrën i kullojmë dhe i hedhim në enën me qumështin, i hedhim në tepsi ku kemi shkrirë gjalpin, sipër i hedhim djathin kaçkavall, i fusim në furrë për 40 minuta 220 ° . Ju bëftë mirë