Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tortë me luleshtrydhe dhe manaferra ( Receta gatimi nga Alma Palokaj )
Tortë me luleshtrydhe dhe manaferra. Receta gatimit është dërguar nga Alma Palokaj 3 shtator 2013. Foto © Alma Palokaj.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Alma Palokaj klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tortë me luleshtrydhe dhe manaferra duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
350 gr miell
180gr gjalpe,
180 gr sheqer,
2 veze,
1 bustinë lievito (pluhur pjekes, baking powder, peciv)
lekure limoni,
krem me çokollatë dhe krem me limon
1 kg luleshtrydhe (dredheza) 200gr manaferra
Përgatitja
1
Përziejm me rradhë miellin, lievito (peciv ose baking powder) sheqerin, gjalpin, vezët dhe lëkurën e limonit të grirë imët.
2
Brumin e hapim në një tepsi të lyer me gjalp. Ngerjmë anash bordeve të tepsisë brumin dhe vendosim letër furre me groshë të thata që mos të ngrihet brumi në qendër sepse do të hedhim kremin brenda kur të ftohet torta. E vendosim në furrë me 170 gradë për 25-30 minuta.
3
Pas 30 minutash e nxjerrim tortën nga furra dhe heqim letrën e furrës me groshë dhe e lemë të ftohet. Kur torta është ftohur i hedhim kremin me çokollatë dhe kremin me limon, e vendosim për 20 minuta në frigorifer dhe ndër kohë presim luleshtrydhet.
4
Mbas 20 minutash marim tortën në frigorifer dhe vendosim sipër luleshtrydhet dhe manaferrat.
5
Për kremin të cilin unë e përgatis vetë duhet: Një tenxhere me 400 ml qumësht dhe lëkura limoni. Ziejm qumështin dhe e lemë të ftohet pak. Marrim një gotë uji të madhe me qumësht të ftohtë dhe i hedh 80 gr niseshte dhe lëngun e 1 limoni dhe 150 gr sheqer.
6
E përziejm mirë dhe e hedhim në tenxhere, e vendosim sipër zjarrit dhe e përziejm deri sa të formohet kremi. E heqim nga zjarri dhe e ndajmë në dy pjesë të barabarta. Tek njëra prej tyre hedhim një çokollatë dhe e përziejm derisa të shkrihet çokollata. Nëse ju duket e vështirë mund të gjeni në supermerkate krem të gatshëm. Ju bëftë mirë