Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Kek me pjeshkë ( Receta gatimi nga Alma Dudi Palokaj )
Kek me pjeshkë. Receta gatimit është dërguar nga Alma Dudi Palokaj 18 korrik 2013. Fotot © Alma Dudi Palokaj
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Alma Palokaj klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kek me pjeshkë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
200 gr miell
150 gr sheqer pluhur,
150 gr gjalp,
4 pjeshkë,
1 bustë lievito ose Shqip i thojne pluhur fryrës ( përdoret për pjekjen e ëmbëlsirave )
lëkurë limoni e grirë,
3 vezë,
1 gotë kos
Përgatitja
1
Përziejm gjalpin, sheqerin dhe vezët derisa të formohet një krem ( gjalpi duhet në temperaturë ambienti ) pastaj shtohen me rradhë mielli, pluhuri fryrës, lëkura e limonit dhe kosi.
2
Qerojmë pjeshkët dhe 2 i bëjmë kubike të vegjël, 2 të tjerat i presim me feta.
3
Pjeshkët që i premë në forma kubike i hedhim brenda në brum. Në një tepsi në fund vendosim letër furre dhe e lyejm me gjalp.
4
Pastaj shtrojmë fetat e pjeshkës. Sipër i hedhim brumin dhe në fund një shtresë tjetër pjeshkësh.
5
E pjekim në furrë të parangrohur me 160 gradë për 35 minuta. Ju bëftë mirë